BALLKANI

Maqedoni e Veriut, 10 raste të reja dhe asnjë viktimë nga COVID-19

Gjatë ditës së fundit 18 pacientë të tjerë fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 149.708 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi

Ekip   | 17.06.2021
Maqedoni e Veriut, 10 raste të reja dhe asnjë viktimë nga COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 10 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe asnjë viktimë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend është rritur në 155.593 ndërsa numri i viktimave ka mbetur në 5.472.

Gjatë ditës së fundit 18 pacientë të tjerë fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 149.708 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 413.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 844.654 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.529 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın