BALLKANI

Maqedoni e Veirut, hapet manifestimi "Ditët e mjaltit maqedonas 2020"

Në kuadër të kësaj ngjerjeje, u ekspozuan disa lloje të mjaltit dhe produkteve të bletëve nga bletarët nga vendi, ndërsa organizatori kryesor është shoqata e bletarisë "Matica"

Furkan Abdula   | 24.09.2020
Maqedoni e Veirut, hapet manifestimi "Ditët e mjaltit maqedonas 2020" Foto: Furkan Abdula/AA

Shkup

Sot në rrugën "Maqedonia" në qendër të Shkupit, zyrtarisht u hap edicioni i 16-të i manifestimit "Ditët e mjaltit maqedonas 2020", raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të kësaj ngjerjeje, u ekspozuan disa lloje të mjaltit dhe produkteve të bletëve nga bletarët nga vendi, ndërsa organizatori kryesor është shoqata e bletarisë "Matica" (Bleta mbretëreshë).

Kalimtarët që vizitojnë stendat e mjaltit do të kenë mundësinë e kontaktit të drejtpërdrejtë me bletarët dhe mund të marrin këshilla se si të njohin mjaltin cilësor.

Si pjesë e manifestimit, u morën masa kundër COVID-19, siç janë mbajtja e maskave, dezinfektimi i duarve dhe distanca midis stendave.

Manifestimi që u hap sot do të zgjasë deri më 27 shtator dhe është organizuar me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Maqedonisë së Veriut dhe Komunës Qendër.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın