BALLKANI, Koronavirusi

Mali i Zi, Tuzi qyteti i parë nën masën e vetëizolimit për shkak të koronavirusit

Rrugët e Tuzit janë boshatisur plotësisht, dhe të gjitha hyrjet në qytet janë bllokuar. Nëpër rrugë mund të vërehen vetëm makinat e policisë dhe të emergjencës

Samir Kajoševic   | 25.03.2020
Mali i Zi, Tuzi qyteti i parë nën masën e vetëizolimit për shkak të koronavirusit

Podgoricë

Bashkia e Tuzit sot është bërë qyteti i parë në Mal të Zi, banorët e të cilit janë urdhëruar me masën e përgjithshme të vet-izolimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Që nga mbrëmë, në hyrjet e bashkisë ndodhen patrullat e policisë, të cilat lejojnë hyrjen vetëm për zyrtarët dhe banorët e qytetit. Trupi Kordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive në Mal të Zi mbrëmë vendosi masën që ndalon daljen në rrugët e Tuzit, pasi në këtë qytet janë regjistruar 15 raste me koronavirus.

Kryetari i bashkisë Nik Gjeloshaj u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e ndalimit për të mbrojtur bashkinë nga përhapja e mëtejshme e virusit.

"Bashkia do të bëjë gjithçka për t'i ndihmuar qytetarët në këtë situatë të vështirë. Unë u kërkoj atyre që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të respektojnë masat e vetizolimit. Ne duhet të tregojmë disiplinë, të mbrojmë bashkëqytetarët tanë dhe ta mposhtim këtë virus së bashku", tha Gjeloshaj.

Tuzi është komuna më e re malazeze me një popullsi prej rreth 15.000 banorë. Bashkia është qendra administrative e Malësisë, një zonë përgjatë kufirit me Shqipërinë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın