BALLKANI, Koronavirusi

Mali i Zi regjistron 66 raste të reja me COVID-19

Shumica e rasteve të reja janë nga Podgorica

Samir Kajoševic  | 07.07.2020 - Përdıtësım : 09.07.2020
Mali i Zi regjistron 66 raste të reja me COVID-19 Foto: AA/Arhiv

Podgoricë

Mali i Zi ka regjistruar 66 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Instituti i Shëndet Publik i Malit të Zi theksuan se janë analizuar 455 mostra, prej të cilave 66 kanë qenë pozitiv ndaj koronavirusit.

"Shumica e rasteve të reja janë nga Podgorica (39). Është zbuluar se 20 të infektuar janë kontakte me raste të konfirmuara më parë”, thonë nga instituti.

Në Mal të Zi janë raportuar gjithsej 583 raste me COVID-19 që nga fillimi i qershorit, pesë prej të cilave kanë vdekur si rezultat i komplikimeve të shkaktuara nga virusi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın