BALLKANI, Koronavirusi

Mali i Zi regjistron 168 raste të reja dhe 3 vdekje nga COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Malin e Zi është 3.756

Samir Kajoševic   | 25.10.2020
Mali i Zi regjistron 168 raste të reja dhe 3 vdekje nga COVID-19

Podgoricë

Mali i Zi ka regjistruar 168 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa 3 persona kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga Instituti i Shëndet Publik i Malit të Zi theksuan se janë analizuar 638 mostra dhe janë regjistruar 168 raste të reja, ndërsa numri më i madh i rasteve, respektivisht 112, janë regjistruar në Podgoricë.

"Në institut janë raportuar 3 raste të reja të vdekjeve të pacientëve nga Pljevalja, Nikshiça dhe Berana, të lindur në vitin 1941, 1946 dhe 1956. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i qershorit nga koronavirusi është 257, ndërsa nga fillimi i vitit është 266", njoftuan nga instituti.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Malin e Zi është 3.756.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın