BALLKANI

Lista Serbe reagon për kundërmimin e pakove të votimeve nga Serbia

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç tha se "para syve të mijëra përfaqësuesve ndërkombëtarë po tentohet vjedhja e votave të popullit serb"

Zülfiya Yakup  | 13.10.2019 - Përdıtësım : 14.10.2019
Lista Serbe reagon për kundërmimin e pakove të votimeve nga Serbia

Prishtinë

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç akuzoi partitë politike shqiptare se me ndihmën e Policisë së Kosovës, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe institucioneve të tjera të Kosovës, kanë filluar "vjedhjen e votave serbe në favor të kundërshtarëve të Listës Serbe nga radhët e komunitetit serb në Kosovë", transmeton Anadolu Agency (AA).

Rakiç në një kumtesë dërguar mediave tha se rreth orës 11 të mëngjesit, me arsyetimin se zarfet me votat serbe nga Serbia kishin një "erë të çuditshme", anëtarët shqiptarë të Komisionit filluan të shpërndahen duke thënë se ishin helmuar.

"Në hapësirën e njëjtë kishte edhe vëzhgues serbë të cilët nuk kanë ndier kurrfarë arome dhe nuk kanë patur ndonjë problem shëndetësor. Me përdorimin e forcës, përkundër kërkesës së anëtarit të Listës Serbe, Stevan Veselinoç, ai dhe të gjithë vëzhguesit tanë janë dëbuar, jo vetëm nga dhoma ku ishin vendosur votat, por nga e gjithë ndërtesa", tha Rakiç.

Kryetari i Listës Serbe, Rakiç tha se "para mijëra përfaqësuesve ndërkombëtarë, vëzhguesve të procesit zgjedhor nga SHBA, BE, Gjermania, Britania dhe të tjerëve është në proces vjedhja e votave të popullit serb me qëllim që t'i japin fund vullnetit zgjedhor, me qëllimin për të shkuar në Parlament në Prishtinë me forcë, së bashku me vjedhjen dhe shkeljen e të gjitha ligjeve, serbë të pranueshëm, të dëgjueshëm për Prishtinën".

Sot dhjetëra persona që po merreshin me numërimin e votave kanë ndjerë efekte negative shëndetësore sot në Prishtinë pasi kanë hapur zarfet e kutive me vota që kanë ardhur nga Serbia.

Drejtoria e Spitalit të Prishtinës, nëpërmjet një komunikate për media bën të ditur se 9 pacientë janë lajmëruar rreth orës 12 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, janë lajmëruar 9 pacientë të gjinisë femërore, dy prej tyre shtatzënë, me kruarje të duarve të intensitetit të ultë. Dy nga to kanë pasur edhe vjellje. Të gjitha kishin ndjenjë diskonforti dhe frikë. Te të gjitha rastet nuk ka pasur sindromë infeksioze dhe gjendja e përgjithshme është stabile”, shkruan në komunikatë.

Aty thuhet se “pacientët pohojnë se menjëherë pas hapjes së zarfeve brenda në kuti të votimeve kanë ndjerë aromë kundërmuese”.

Rastin për AA e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se “Policia posedon informata të tilla por për detaje në këtë fazë ka rekomanduar adresimin në KQZ-së dhe autoritete shëndetësore”.

Në qendrën e QNR-së në Ministrinë e Infrastrukturës ka pasur rreth 36 persona, ndërsa ata të cilët nuk kanë ndjerë ndonjë efekt të rëndë, janë trajtuar nga mjekët e ambulancës e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Kujtojmë se Lista Serbe fitoi më shumë se 52 mijë vota në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë më 6 tetor, shumicën absolute të votave në mesin e subjekteve politike serbe.

Në Kuvendin e Kosovës, 10 vende janë të rezervuara për komunitetin serb, ndërsa në Qeveri një ministri është e rezervuar. Kandidati për kryeministër të ardhshëm të Kosovës dhe njëherësh kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti pas zgjedhjeve deklaroi se nuk dëshiron ministra nga Lista Serbe në qeveri, sepse siç theksoi, "ajo nuk është parti por shtet".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın