Ekonomi, BALLKANI

Kurti njoftoi heqjen e kushtëzuar të taksave ndaj Serbisë dhe BeH-së

Kurti deklaroi se javën e ardhshme Qeveria e Kosovës do të vendosë të heqë taksën për importin e lëndës së parë të parë dhe se nëse Serbia përgjigjet pozitivisht, Qeveria e Kosovës më 1 prill do të heqë plotësisht taksën prej 100 për qind

Zylfije Adem Jakupi  | 27.02.2020 - Përdıtësım : 28.02.2020
Kurti njoftoi heqjen e kushtëzuar të taksave ndaj Serbisë dhe BeH-së ( Erkin Keçi - Anadolu Agency )

Prishtinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti paralajmëroi se nga 15 marsi do të hiqet taksa prej 100 për qind ndaj importit të lëndëve të para nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina (BeH), ndërsa si kthim nga Serbia pret ndërprerjen e fushatës për tërheqjen e njohjeve dhe heqjen e barrierave jotarrifore për ekonominë kosovare, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, kryeministri Kurti deklaroi se javën e ardhshme Qeveria e Kosovës do të vendosë të heqë taksën për importin e lëndës së parë të parë dhe se nëse Serbia përgjigjet pozitivisht, Qeveria e Kosovës më 1 prill do të heqë plotësisht taksën prej 100 për qind për importet e të gjitha mallrave nga Serbia dhe BeH për 90 ditë.

“Nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfilltë në ndalimin e fushatës jomiqësore dhe zotohet për heqje të shpejtë të barrierave jotarifore me Kosovën, atëherë duke filluar nga data 1 prill 2020, Qeveria e Kosovës do të heqë tërësisht tarifën për importet nga Serbia dhe BeH për një periudhë prej 90 ditësh”, shtoi Kurti.

Kryeministri tha se nëse Serbia nuk reflekton, nga 1 prilli do të nisë implementimi gradual i reciprocitetit.

“Në rast se pala serbe nuk reflekton as pas një periudhe prej 90 ditësh nga vendimi fillestar për heqjen e tarifës për importin e lëndës së parë, atëherë Qeveria e Kosovës me fillim nga data 15 qershor do ta rikthejë tarifën për importet nga Serbia, teksa vazhdohet implementimi i filluar me 1 prill i reciprocitetit”, tha Kurti.

Ai vlerësoi kjo është “shprehje e vullnetit të mirë” të Prishtinës, që bën hapin e parë. Kurti njëkohësisht nga BE-ja kërkoi heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës para Samitit të BE-së që mbahet në fillim të majit në Zagreb.

Po ashtu nga BE dhe SHBA kërkohet që menjëherë të fillojnë evidentimin e situatës dhe, nëse këto kërkesa nuk përmbushen, të ndërmarrin veprime ndaj palës e cila nuk përmbushë, duke kujtuar një deklaratë të vendeve të Quintit të cilët kërkuan që Kosova të heq taksat dhe Serbia të pushojë fushatën e saj kundër Kosovës.

Në konferencën për gazetarë Kurti u paraqit me disa prodhues kosovarë me të cilët më herët bisedoi për taskën. Kryeministri kosovar theksoi se plani është sjellë së bashku me partnerin e koalicionit Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve tha se me kujdes i dëgjon kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë, por si kryeministër doemos duhet të mbajë llogari për interesat e qytetarëve të Kosovës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın