BALLKANI

Kryesia e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike vazhdon projektet që do të forcojnë lidhjet historike me Shqipërinë

Nga YTB thonë se marrëdhëniet mes dy vendeve po zhvillohen me projekte në fushën e kulturës, artit, punimeve rinore, arsimit dhe ekonomisë, të cilat janë ndërmarrë në Shqipëri

Emre Karaca   | 14.01.2022
Kryesia e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike vazhdon projektet që do të forcojnë lidhjet historike me Shqipërinë

Ankara

Kryesia e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), vazhdon të vendosë në zbatim projektet që do të forcojnë lidhjet historike mes Turqisë dhe Shqipërisë transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate me shkrim nga YTB, thuhet se marrëdhëniet mes dy vendeve po zhvillohen me projekte në fushën e kulturës, artit, punimeve rinore, arsimit dhe ekonomisë, të cilat janë ndërmarrë në Shqipëri, që është një stacion i rëndësishëm në projektet e kryera në Ballkan.

Në Shqipëri, ku janë realizuar dhjetëra projekte, zhvillohen edhe aktivitete për historinë dhe arsimin në gjuhën turke.

Në këtë kuadër, me mbështetjen e YTB-së në vitin 2013 u përkthye në shqip dhe u shpërndanë në Shqipëri 5.000 kopje të librit "Historia Osmane" e Prof. Dr. Mehmet Maksudoğlu.

Krahas kësaj, në kuadrin e simpoziumit të mbajtur më 19-20 maj 2016 me bashkëpunimin e Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Trakya, u vendosën në fokus Şemsettin Sami (Sami Frashëri) dhe punimet e tij, u paraqitën deklarata gjuhësore, letrare, historike dhe të identiteti, si dhe këto punime u botuan në një libër.

Ndërkohë, mësime shtesë u dhanë për fëmijët dhe nxënësit e kopshteve, shkollave fillore dhe të mesme që studiojnë në Shkodër, si dhe 150 komplete të arsimit në turqisht iu shpërndanë fëmijëve që mësojnë turqisht në nivele të ndryshme në qytetet e Kukësit dhe në Konispol.

Programet arsimore dhe kulturore

YTB ka ofruar mësime në fushën e historisë dhe kulturës për 30 studentë që arsimohen në universitete të ndryshme të Shqipërisë, si dhe ka organizuar programin e eskursionit kulturor me temë "Udhëtim në historinë e përbashkët" në gusht të vitit 2018 me pjesëmarrjen e 43 nxënësve që mësojnë turqisht në nivel të shkollës së mesme dhe universitar.

Në vitin 2018 u përkthye në shqip dhe u botua në një mijë kopje libri me titull "Civilizimi Osman" i Prof. Dr. Halil İnalcık dhe Prof. Dr. Günsel Renda, ndërsa në anën tjetër me aktivitetin e titulluar "Jeta e Tahir Dizdarit, një shqiptar që ia kushtoi jetën turkologjisë pas hekurave", u botuan në një libër punimet, letrat dhe jeta e turkologut Tahir Dizdari.

Në Projektin e Shkollës Rinore Ballkanike të realizuar nga YTB, studentë universitarë dhe të nivelit master morën pjesë në një udhëtim në Turqi për të ndjekur seminare në fushat e shkencave sociale dhe në aktivitetet e fushave si histori, art, komunikim dhe shkenca politike.

Në anën tjetër, në kuadrin e kurseve për gjuhën turke që u zhvilluan në vitin 2019, certifikatën e turqishtes e morën 165 nxënës nga grup mosha të ndryshme.

Në kuadër të mbështetjes arsimore, YTB mbuloi shpenzimet arsimore për vitin akademik 2019-2020 për 25 studentë nga vendet e Ballkanit të cilët ende vazhdojnë jetën arsimore në Universitetin New York Tirana i cili u mor në dorëzim nga Fondacioni turk Maarif dhe i cili vazhdon aktivitetet e tij në Shqipëri.

Prezantohen edhe mundësitë e arsimit në Turqi

Për arsimim në Turqi që nga viti 1994 e deri më sot janë krijuar mundësi për bursa për 1.100 studentë, ndërsa në vitin 2021 u kryen 530 aplikime dhe u sigurua mundësi burse për 69 studentë.

Aktualisht në Turqi vazhdojnë arsimin në nivele të ndryshme 230 studentë nga Shqipëria.

Edhe në punimet për prezantimin e mundësive të arsimit në Turqi është vendosur në zbatim projekti "Studimi në Turqi nga e kaluara në të tashmen".

Vitin e kaluar u zhvillua për herë të parë edhe projekti i emërtuar "Shkolla Rinore Ballkanike e Shqipërisë 2021/Tiranë" e cila vazhdon nën bashkëpunim nga YTB dhe Shoqata e të Diplomuarve në Turqi e Shqipërisë (TUMED).

Në programin e iftareve që YTB ka zhvilluar së bashku me TUMED, kanë marrë pjesë përfaqësues të ambasadës, përfaqësues të institucioneve lokale dhe qytetarë të Shqipërisë.

Në një organizim tjetër të realizuar nga TUMED, u zhvillua edhe "Simpoziumi i Biznesmenëve të Diplomuar në Turqi nga Gjeografia e Ballkanit" i cili do të forcojë lidhjet mes biznesmenëve të diplomuar në Turqi. Në projekt marrin pjesë edhe palët turke si Unioni i Eksportuesve të Turqisë, Këshilli i Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.