BALLKANI

Kryeministrja finlandeze Sana Marin arriti në Shkup

Kryeministrja finlandeze u prit para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga kryeministri Dimitar Kovaçevski

Abdula Berisha  | 20.06.2022 - Përdıtësım : 21.06.2022
Kryeministrja finlandeze Sana Marin arriti në Shkup Foto: Furkan Abdula / AA

Shkup

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka mbërritur në Shkup ku do të qëndrojë për një vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjendës, kryeministrja finlandeze u prit para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe është planifikuar takim bilateral i dy delegacioneve. Është paralajmëruar edhe një konferencë e përbashkët për media e kryeministrit Kovaçevski dhe kryeministres Marin.

Kryeministrja finlandeze do të takohet edhe me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, si dhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.