BALLKANI

Kryediplomatja kosovare Gërvalla-Schwarz rezulton pozitive me COVID-19

Këtë e ka bërë të ditur vet kryediplomatja kosovare nëpërmjet rrjeteve sociale, duke njoftuar se nga dita e shtunë, kur ka rezultuar pozitive me virus, është izoluar dhe po punon nga shtëpia

Agim Sulaj   | 24.01.2022
Kryediplomatja kosovare Gërvalla-Schwarz rezulton pozitive me COVID-19 Foto: AA/Arkiv

Prishtinë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka rezultuar pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Këtë e ka bërë të ditur vet kryediplomatja kosovare nëpërmjet rrjeteve sociale, duke njoftuar se nga dita e shtunë, kur ka rezultuar pozitive me virus, është izoluar dhe po punon nga shtëpia.

“Kërkoj falje tek të gjithë ata, takimet me të cilët jemi detyruar t'i anulojmë gjatë ditëve të ardhshme”, ka shkruar Gërvalla-Schwarz.

Tutje, ajo u ka bërë lutje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen, ngase një gjë e tillë është në radhë të parë “shprehje e solidaritetit me të moshuarit dhe të sëmurët”.

“Krahasuar me valët e mëparshme të virusit, tek unë duket që vaksinat e marra të kenë ndikuar në përballimin shumë më të lehtë të kësaj vale të virusit”, ka shkruar ministrja.

Rastet me koronavirus në Kosovë janë rritur dukshëm ditëve të fundit. Brenda 24 orëve në nivel vendi dy persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur, ndërsa janë regjistruar 2.243 raste pozitive.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın