BALLKANI

Kryediplomati polak: BE-ja nuk ka qëndrim të përbashkët mbi Ballkanin Perëndimor

Kryediplomati polak e quajti politikën e anëtarësimit të BE-së "anemike" dhe shtoi se pavendosmëria e Brukselit në këtë drejtim ka hedhur dyshime mbi konceptin e autonomisë strategjike

Alma Dekovic   | 12.05.2021
Kryediplomati polak: BE-ja nuk ka qëndrim të përbashkët mbi Ballkanin Perëndimor

Varshavë

Ministri polak i Punëve të Jashtme, Zbigniew Rau, ka deklaruar se Bashkimi Evropian (BE) nuk ka qëndrim të përbashkët kur bëhet fjalë për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për agjencinë polake të lajmeve PAP, ai e quajti politikën e anëtarësimit të BE-së "anemike" dhe shtoi se pavendosmëria e Brukselit në këtë drejtim ka hedhur dyshime mbi konceptin e autonomisë strategjike.

"BE-ja nuk është në gjendje të shprehë një qëndrim të qartë mbi pranimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Kjo vë në pikëpyetje efektivitetin e të ashtuquajturës doktrinë të saj të autonomisë strategjike", tha Rau.

Kryediplomati polak theksoi se koncepti i autonomisë strategjike, të cilin BE-ja e paraqiti si entitet i pavarur dhe sovran politik në skenën ndërkombëtare, do të kërkonte perspektivë "të prekshme dhe të dukshme" për pranimin e Ballkanit Perëndimor në bllokun evropian.

Ai po ashtu paralajmëroi se dështimi i BE-së për të zhvilluar një politikë të vetme të pranimit për Ballkanin Perëndimor mund t'i sjellë vendet në rajon nën ndikimin e "vendeve të treta që janë në rivalitet me Bashkimin Evropian", raporton portali "Polandin".

Zbigniew Rau mori pjesë në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, ku u diskutua edhe situata në Ballkanin Perëndimor.​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın