BALLKANI, Koronavirusi

Kroacia regjistron numër rekord prej 2.421 rasteve të reja ditore me COVID-19

Selia e Mbrojtjes Civile e Republikës së Kroacisë njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci sot është gjithsej 11.144

Dejan Maksimovic  | 25.10.2020 - Përdıtësım : 26.10.2020
Kroacia regjistron numër rekord prej 2.421 rasteve të reja ditore me COVID-19

Zagreb

Në 24 orët e fundit në Kroaci u regjistruan 2.421 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), që është numër rekord, si dhe 8 vdekje të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).

Selia e Mbrojtjes Civile e Republikës së Kroacisë njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci sot është gjithsej 11.144. Midis tyre, 825 pacientë janë në spital, nga të cilët 58 janë në respirator.

"Që nga 25 shkurti i vitit 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 36.380 njerëz të infektuar me koronavirus, nga të cilët 437 vdiqën, gjithsej 24.799 njerëz u shëruan, nga të cilët 1.014 në 24 orët e fundit", njoftoi Selia e Mbrojtjes Civile.

Aktualisht 28.177 njerëz janë në vetizolim. Deri më tani, një total prej 445.568 njerëz janë testuar, nga të cilët 8.520 në 24 orët e fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın