BALLKANI, Koronavirusi

Kroacia nuk ka regjistruar raste të reja me COVID-19

Shtabi i Mbrojtjes Civile nuk regjistroi dje asnjë rast të ri me koronavirus në Kroaci, por një person, i zbuluar më parë si i prekur nga virusi ndërroi jetë

Stipe Majic  | 27.05.2020 - Përdıtësım : 28.05.2020
Kroacia nuk ka regjistruar raste të reja me COVID-19

Zagreb

Sipas të dhënave që arrijnë nga Shtabi i Mbrojtjes Civile në Kroaci, as sot nuk është regjistruar ndonjë rast i ri me koronavirus (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtabi i Mbrojtjes Civile nuk regjistroi dje ndonjë rast të ri me COVID-19 në Kroaci, por një person, i zbuluar më parë si i prekur nga virusi ndërroi jetë. Kështu, numri i vdekjeve të regjistruar që nga shpërthimi i pandemisë në Kroaci u rrit në 101.

Në katër ditët e kaluara, Kroacia ka pasur vetëm një rast të regjistruar me virus.

Numri i përgjithshëm i pacientëve me COVID-19 në Kroaci deri më tani arrin në 2.244, ku 42 persona janë në spital, nga të cilët 5 janë në respiratorë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın