BALLKANI

Kroacia nga 1 janari i vitit të ardhshëm zëvendëson kunën me euron

Monedha e përbashkët euro, e cila për herë të parë hyri në qarkullim në vitin 1999, përdoret aktualisht në 19 shtete anëtare të BE-së

Mustafa Talha Öztürk  | 13.05.2022 - Përdıtësım : 13.05.2022
Kroacia nga 1 janari i vitit të ardhshëm zëvendëson kunën me euron

Zagreb

Kroacia miratoi një ligj që hap rrugën për përdorimin e monedhës uuro vitin e ardhshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Kuvendi kroat me 151 ulëse votoi 117-13 në favor të ligjit për përdorimin e Euros, ndërsa një deputet abstenoi.

Kroacia, e cila iu bashkua BE-së në vitin 2013, do të zëvendësojë kunën kroate me euron më 1 janar 2023.

Partitë e djathta thanë më herët se ishin kundër legjislacionit, me argumentin se tranzicioni do të rriste varfërinë.

Monedha e përbashkët euro, e cila për herë të parë hyri në qarkullim në vitin 1999, përdoret aktualisht në 19 shtete anëtare të BE-së. Pas përfshirjes së Kroacisë në eurozonë në fillim të vitit 2023, vetëm Danimarka, Bullgaria, Republika Çeke, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Suedia do të mbeten nga anëtarët e BE-së që përdorin monedhat e tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın