BALLKANI, Koronavirusi

Kroaci, 34 të vdekur dhe 253 raste të reja me COVID-19

Numri i rasteve aktive me COVID-19 ka arritur në 8.251. Mbrojtja Civile njoftoi se midis tyre, 2.033 pacientë janë në spital, ndërsa 229 në respiratorë

Stipe Majic  | 10.05.2021 - Përdıtësım : 10.05.2021
Kroaci, 34 të vdekur dhe 253 raste të reja me COVID-19

Zagreb

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 34 viktima dhe 253 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i rasteve aktive me COVID-19 ka arritur në 8.251. Mbrojtja Civile njoftoi se midis tyre, 2.033 pacientë janë në spital, ndërsa 229 në respiratorë.

"Që nga 25 shkurti 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar 344.747 raste me COVID-19, nga të cilët 7.503 e kanë humbur jetën. Gjithsej 328.993 persona janë shëruar, nga të cilët 1.589 në 24 orët e fundit", tha Mbrojtja Civile.

Aktualisht në vetizolim janë 24.039 persona. Deri më tani, 1.881.294 persona janë testuar për COVID-19, përfshirë 2.944 në 24 orët e fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın