Kroaci, 31 të vdekur dhe 857 raste të reja me COVID-19
Mbrojtja Civile njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci aktaulisht është 3.050

Zagreb
Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 31 viktima dhe 857 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Mbrojtja Civile njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci sot është 3.050. Prej tyre, 1.381 pacientë janë në spital, nga të cilët 135 në respiratorë.
"Që nga 25 shkurti i vitit 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19, në Kroaci janë regjistruar 230.359 raste me koronavirus, nga të cilët 4.913 kanë vdekur, 222.396 janë shëruar, nga të cilët 286 në 24 orët e fundit", njoftoi Mbrojtja Civile.
Aktualisht 14.969 persona janë në vetizolim.
Deri më tani janë testuar 1.169.837 persona nga të cilët 7.173 në 24 orët e fundit.