BALLKANI, Koronavirusi

Kroaci, 130 raste të reja me COVID-19

Në Kroaci deri tani janë regjistruar gjithsej 5.870 raste me COVID-19, prej tyre 160 kanë vdekur, ndërsa 5.024 janë shëruar

Almir Terzic   | 12.08.2020
Kroaci, 130 raste të reja me COVID-19

Sarajevë

Në Kroaci gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 130 raste me COVID-19, ndërsa numri i të sëmurëve aktual në këtë vend sot është gjithsej 686, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e tyre 117 pacientë janë në spital, prej tyre në respiratorë janë tetë pacientë. Ndërkohë nuk ka pacientë të vdekur. 

Në Kroaci deri tani janë regjistruar gjithsej 5.870 raste me COVID-19, prej tyre 160 kanë vdekur, ndërsa 5.024 janë shëruar.

Në vetëizolim momentalisht janë 2.279 persona.

Deri më sot janë testuar gjithsej 132.292 persona, prej tyre 1.604 gjatë 24 orëve të fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın