BALLKANI

Kosovë, situata me zjarret është shumë më stabile

Zëdhënësi i Agjencisë për menaxhimin me situata emergjente, Nehat Koqinaj, tha se zjarri në fshatin Shtupeq, në rajonin e Pejës, përbën të vetmin rrezik serioz në vend

Zylfije Adem Jakupi  | 05.08.2021 - Përdıtësım : 06.08.2021
Kosovë, situata me zjarret është shumë më stabile

Prishtinë

Agjencia për menaxhimin me situata emergjente në Kosovë ka bërë të ditur se situata me zjarret në vend është shumë më e qëndrueshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Agjencisë për menaxhimin me situata emergjente, Nehat Koqinaj, tha se zjarri në fshatin Shtupeq, në rajonin e Pejës, përbën të vetmin rrezik serioz në vend.

Njësitë zjarrfikëse nga komuna e Pejës, komunat përreth në rajonin e Pejës, si dhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe KFOR -it ishin angazhuar në shuarjen e zjarrit.

Policia e Kosovës në një raport tha se fshatarët vazhdojnë të djegin kallamishte në fushat e tyre, duke çuar në përhapjen e zjarreve për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta.

Në rrethana të panjohura, një zjarr shpërtheu në pronësi të një personi në fshatin Sankoc, afër Glogocit, ku u dogj pylli me tre hektarë sipërfaqe. Në Lipljan u dogjën 20 hektarë pyje shtetërore dhe pesë hektarë pyje në pronësi private. Zjarre ka pasur edhe në komunën e Vitisë, ndërsa në fshatin Softaj, afër Ferizajt, janë djegur 30 hektarë ara.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në veprimet që çojnë në rrezik nga shpërthimi i zjarrit.

“Institucionet e vendit me kapacitet të plotë po përpiqen për zvogëlimin e pasojave nga zjarret, por kjo përpjekje domosdoshmërisht kërkon edhe mbështetjen e qytetarëve. Zjarrfikësit, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të mbështetur edhe nga KFOR-i, po bëjnë të pamundurën, por të gjithë kemi përgjegjësinë që ta rrisim kujdesin për ta ulur rrezikun nga shtrirja e zjarreve”, shkroi Osmani në rrjetet sociale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın