BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, numër rekord i të infektuarve me COVID-19 brenda 24 orëve për vitin 2021

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 3.138 mostra të dyshuara me COVID-19

Agim Sulaj  | 24.02.2021 - Përdıtësım : 24.02.2021
Kosovë, numër rekord i të infektuarve me COVID-19 brenda 24 orëve për vitin 2021

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 3 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 1.582, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) edhe 461 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, duke shënuar numër rekord të të infektuarve brenda 24 orëve për vitin 2021, derisa numri i tyre ka shkuar në gjithsej 67.469 raste.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 3.138 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 294.985 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 319 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 58.919 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.968.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.