BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, një i vdekur dhe dhjetëra raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 818 mostra të dyshuara me COVID-19

Agim Sulaj  | 20.10.2020 - Përdıtësım : 21.10.2020
Kosovë, një i vdekur dhe dhjetëra raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe një person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) ka vdekur duke e çuar në 657 numrin e të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 130 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 17.139. 

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 818 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 81.704 mostra. 

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 71 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 14.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.695.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.