BALLKANI

Kosovë, ngritet aktakuzë për shtytje për kryerjen e veprave terroriste

I pandehuri F.Ll. në Facebook, me anë të një postimi ka shprehur gëzimin dhe ka përkrahur sulmet e fundit terroriste që kishin ndodhur në kisha dhe hotele në Sri Lanka, ku humbën jetën të paktën 139 persona

Agim Sulaj  | 20.11.2019 - Përdıtësım : 20.11.2019
Kosovë, ngritet aktakuzë për shtytje për kryerjen e veprave terroriste

Prishtinë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit F.Ll. për shkak të veprës penale “Shtytje për kryerjen e veprave terroriste” nga neni 134 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prokuroria Speciale njofton nëpërmjet një komunikate për media se F.Ll. "ka bërë shtytje në kryerjen e veprave terroriste, në atë mënyrë që prej vitit 2018 e deri më 24 prill 2019, përmes rrjetit social në Facebook, me anë të një postimi ka shprehur gëzimin dhe ka përkrahur sulmet e fundit terroriste që kishin ndodhur në kisha dhe hotele në Sri Lanka, ku humbën jetën të paktën 139 persona, në mesin e të cilëve 45 fëmijë".

Prokuroria ka publikuar në komunikatë edhe komentin e plotë të F.Ll i cili ka shkruar :“Me ndihmën e Allahut, bijtë e Ummetit sulmuan aty ku dhemb më shumë, në kishat dhe hotelet në Sri Lankë dhe nesër do të sulmojnë përsëri, por kësaj here në Paris, Londër, Washington dhe New York. Andaj, pritni se me të vërtetë edhe ne presim nga ju dhe Akidja e Hilafetit është në zemrat dhe mendjet tona, në realitet jemi gjithkund, çdo mysliman është projekt për xhihadin në të ardhmen. Allahu ka premtuar se Xhihadi do të qëndroj deri në orën e fundit (kjametit) dhe besojmë në Allahun”, ka thënë ai.

Gjithashtu komunikata thotë se ai ka postuar video-incizime, fotografi dhe komente në formë të shkruar duke shprehur haptazi përkrahjen dhe simpatinë ndaj organizatës terroriste DEASH, përmes të cilave postime shpreh urrejtje ndaj pjesëtarëve tjerë të komunitetit dhe propagandon islamizmin, ashtu që nga fotografitë e publikuara që paraqesin “Xhihadistë” dhe “Sulmues vetëvrasës”, ku edhe i ka komentuar me qëllim që të shtyjë kryerjen e aktit terrorist, duke shkaktuar rrezik serioz që vepra të tilla edhe të kryhen.

I pandehuri F.Ll. me këto veprime ka kryer veprën penale “Shtytje për kryerjen e veprave terroriste” nga neni 134 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın