BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, me 5 raste të reja, shkon në 1.147 numri i të infektuarve me COVID-19

Të enjten në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 294 mostra të dyshuara me COVID-19

Agim Sulaj  | 04.06.2020 - Përdıtësım : 05.06.2020
Kosovë, me 5 raste të reja, shkon në 1.147 numri i të infektuarve me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 5 persona janë diagnostikuar pozitiv me koroanvirusin e ri (COVID-19), duke çuar në 1.147 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), nuk është regjistruar ndonjë rast i ri që ka përfunduar me vdekje nga ky virus, mirëpo 3 pacientë të rinj janë shëruar, teksa numri i të shëruarve deri më tani ka shkuar në 874.

Të enjten në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 294 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt e këtij viti deri më tani janë testuar gjithsej 15.880 mostra.

Rastet e reja pozitive janë raste kontakti nga komuna të ndryshme të Kosovës, nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Fushë Kosovës.

Në Kosovë nga koronavirusi me vdekje deri më tani kanë përfunduar 30 pacientë, të cilët sipas autoriteteve shëndetësore “kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın