BALLKANI

Kosovë, hapen vendvotimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Në këto zgjedhje garojnë 28 subjekte politike, nga to 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare

Agim Sulaj  | 14.02.2021 - Përdıtësım : 14.02.2021
Kosovë, hapen vendvotimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare Foto: Erkin Keçi / AA

Prishtinë

Në orën 07:00 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të teta me radhë në Kosovë që nga paslufta, raporton Anadolu Agency (AA).

Kosovë, hapen vendvotimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Në orën 07:00 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të teta me radhë në Kosovë që nga paslufta. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në garën zgjedhore janë përfshirë 28 subjekte politike, nga to 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare, për të cilët do të mund të votojnë gjithsej 1.794.862 votues të regjistruar në listën zgjedhore. ( Erkin Keçi - Anadolu Agency )

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në garën zgjedhore janë përfshirë 28 subjekte politike, nga to 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare, për të cilët do të mund të votojnë gjithsej 1.794.862 votues të regjistruar në listën zgjedhore.

Fushata zgjedhore, ku përfaqësuesit e subjekteve politike kanë prezantuar programet zgjedhore, filloi më 3 shkurt dhe përfundoi të premten, më 12 shkurt.

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës zgjidhen 120 deputetë në zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe të lira me votim të fshehtë në mandat prej 4 vitesh. Prej tyre, 10 ulëse u takojnë përfaqësuesve të komunitetit serb, 10 për përfaqësuesit e komuniteteve të tjera joshumicë, ndërsa 100 të tjerat për subjektet tjera politike.

Për herë të parë që nga paslufta, procesin zgjedhor në mbarë territorin e Kosovës nuk do ta vëzhgojë misioni i OSBE-së, ngase KQZ konsideron se “trupat lokale zgjedhore janë konsoliduar mjaftueshëm dhe se janë të gatshëm që të përmbushin vetë detyrimet që dalin nga ligji dhe rregulloret në fuqi”.

Ndërkohë, stafi i ambasadave dhe vet ambasadorët thuhet se do të jenë vëzhguesit e procesit të zgjedhjeve, krahas rreth 20 mijë vëzhguesve, përfshirë edhe ata të organizatave joqeveritare në vend.

Vendvotimet do të jenë të hapura nga 07:00 deri në orën 19:00, ndërsa në dispozicion të qytetarëve do të jenë 888 Qendra të Votimit me gjithsej 2.382 vendvotime.

Këto janë zgjedhjet e pesta të parakohshme nga tetë palë zgjedhjet parlamentare sa janë mbajtur gjithsej dhe erdhën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli si jolegjitime votën e njërit prej 61 deputetëve që votuan qeverinë e mëparshme me kryeministër Avdullah Hotin.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.