BALLKANI

Kosovë, BE kërkon mbështetje nga Qeveria dhe komunat për ruajtjen e mjedisit

“Kemi nevojë për një qeveri që është më shumë e angazhuar në këtë pjesë, për të futur burimet e nevojshme për aq sa janë në dispozicion”, tha Serri

Agim Sulaj  | 19.09.2019 - Përdıtësım : 22.09.2019
Kosovë, BE kërkon mbështetje nga Qeveria dhe komunat për ruajtjen e mjedisit ( Erkin Keçi - Anadolu Agency )

Prishtinë

Në kuadër të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë (KSDW), Balkan Green Foundation dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) kanë organizuar ngjarjen që thekson të arriturat dhe ndikimin në komunitet në kuadër të projektit të Bashkimit Evropian (BE) “Fuqizimi i Angazhimit të Ndërtimit të Pronësisë (EEBO)", raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Burim Ejupi, duke folur në emër të dy partnerëve, tha se ky është projekt që përmes granteve të vogla ndihmohen organizatat e shoqërisë civile për përmirësimin e mjedisit. Ai tha se “pjesa më e madhe e granteve janë ndarë në tre fusha: në mbrojtjen e mjedisit, ekonominë e gjelbër dhe energjinë qarkore”.

Zv/drejtori i Zyrës së BE-së, në Kosovë, Ricardo Serri, tha se BE ka fuqizuar mbështetjen për mjedisin e Kosovës përmes projekteve të saj, por për një mjedis të mirë, shtoi ai, duhet të angazhohen edhe Komunat dhe Qeveria.

“Kemi nevojë për një angazhim nga administratat lokale, nga Qeveria e Kosovë. Dhe dua të them se në disa kohë, me rastin edhe të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë, shfaqet se ky angazhim mungon shumë nga Qeveria e Kosovës. Pra, kemi nevojë për një qeveri që është më shumë e angazhuar në këtë pjesë, për të futur burimet e nevojshme për aq sa janë në dispozicion, normalisht. Jemi këtu për mbështetje, për siguri, por nuk mund t’i bëjmë të gjitha vetë”, tha Serri.

Para të pranishmëve historinë e përfitimit të grantit e treguan dy përfitues të këtyre projekteve që ishin Dokufest dhe Aya “Pjetër Bogdani”, që kishin kapur vlerën prej 355 mijë euro.

Producenti i festivalit te dokumentareve DokuFest, Eroll Bilibani, tha se në iniciativën e tyre “kinemaja te dera jote”, që kishte për qëllim pasurimin e jetës kulturore dhe ngritjen e qytetarisë aktive në vendet rurale, kanë parë që vendi ka probleme serioze mjedisore

“Në këto udhëtime në Kosovë kemi qenë dëshmitarë të problemeve serioze mjedisore. Unë do t’i veçoja dy të cilat neve na tërhoqën vëmendjen me të cilat ne deshëm të merremi. Njëra ishte ndotja e pakontrolluar e ajrit përmes termocentralit dhe përmes emetimit të gazrave nga të dy termocentralet. Dhe, tjetra ishte menaxhimi tepër i keq i mbeturinave dhe një mënyrë e trajtimit të mjedisit përmes hedhjes së mbeturinave kudo në Kosovë”, tha Bilibani.

EEBO është një projekt i financuar nga BE që synon të mbështesë punën e organizatave joqeveritare për një Kosovë të gjelbër. Pas dy skemave të suksesshme, kjo është skema e re ku do të mbështeten idetë më të mira në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın