BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 8 të vdekur dhe 142 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 466 mostra të dyshuara me COVID-19

Agim Sulaj  | 14.08.2020 - Përdıtësım : 14.08.2020
Kosovë, 8 të vdekur dhe 142 raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 8 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur duke e çuar në 381 numrin e viktimave nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) edhe 142 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 11.130.

Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 466 mostra të dyshuara me COVID-19 ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 43.093 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 201 pacientë të rinj ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 6.817 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.932.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.