Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 5 viktima dhe 97 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 291 pacientë ndërsa numri i rasteve aktive aktualisht është 6.559

Agim Sulaj  | 09.05.2021 - Përdıtësım : 10.05.2021
Kosovë, 5 viktima dhe 97 raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 5 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 2.208, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) edhe 97 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, numri i tyre ka shkuar në gjithsej 106.442 raste.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 2.112 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 554.182 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 291 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 97.675 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.559.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.