BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 2 të vdekur dhe 46 raste të reja me COVID-19

Qeveria e Kosovës ka miratuar rekomandime për lehtësimin e disa masave lidhur me koronavirusin

Zylfije Adem Jakupi  | 26.09.2020 - Përdıtësım : 27.09.2020
Kosovë, 2 të vdekur dhe 46 raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë dy persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) ndërsa janë shënuar 46 raste të reja me këtë virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi se në 24 orët e fundit, nga 560 mostra të testuara të dyshuara për koronavirus, 46 ishin pozitivë. Numri më i madh i të prekurve janë në komunën e Prishtinës, 21 raste.

Që nga fillimi i epidemisë, 65.454 pacientë janë testuar, nga të cilët 15.425 pozitivë në koronavirusin, me 619 vdekje.

Në 24 orët e fundit, 77 pacientë u shëruan dhe numri i të shëruarve u rrit në 13.165. Ndërsa 1.641 raste ende janë aktive.

Qeveria e Kosovës ka zbutur disa nga masat e vendosura për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit. Vendimi nga 28 korriku u hoq, me të cilin qytetarëve të 13 komunave u ndalohej të lëviznin pas orës 22:30.

Orari i punës në objektet hotelerike është zgjatur me një orë, kështu që ato nuk do të punojnë nga ora 23:30 deri në orën 05:00 në tërë territorin e Kosovës.

Me vendimin e ri qytetarëve u lejohet të marrin pjesë në ceremonitë dhe aktivitetet fetare, në objektet fetare dhe jashtë tyre, por në përputhje me manualin për mbrojtjen e përhapjes së COVID-19.

Lejohen edhe aktivitete sportive në ambient të mbyllur dhe të hapur. Lejohet gjithashtu puna e pishinave të mbyllura për aktivitete individuale rekreative në përputhje për mbrojtje nga koronavirusi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın