BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 10 të infektuar me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 10 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 107.620

Agim Sulaj  | 17.06.2021 - Përdıtësım : 18.06.2021
Kosovë, 10 të infektuar me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë i vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus në vend mbetet 2.250, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 10 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 107.620.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar 1.848 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 650.181 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat njoftuan për 12 pacientë të rinj. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 105.186, ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 184.

Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 8.446 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 118.538 doza të vaksinës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın