Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kosova regjistron mbi 3.200 raste të reja me COVID-19

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 357 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 160.247 ndërsa numri i rasteve aktive është 15.247

Agim Sulaj   | 22.01.2022
Kosova regjistron mbi 3.200 raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave nga ky virus mbetet 2.997, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 3.206 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 178.489.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar 11.883 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë 1.528.760 teste.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 357 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 160.247, ndërsa numri i rasteve aktive është 15.247.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 4.620 doza të vaksinës ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.742.039 doza të vaksinës. Deri më sot 800.754 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın