Politikë, BALLKANI

Kosova regjistron 8 raste të reja me COVID-19

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar tetë raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.099

Agim Sulaj   | 01.12.2021
Kosova regjistron 8 raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk ka vdekur, me çka numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të mbetet në 2.984, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar tetë raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.099.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.398 mostra të dyshuara për COVID-19, duke e çuar në 1.316.834 numrin e përgjithshëm të testeve të kryera.

Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat njoftojnë për 14 pacientë të tjerë të shëruar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.801, ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 314.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 2.142 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.617.512 doza të vaksinës. Deri më sot 762.675 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın