BALLKANI

Kosovë, shënohet 19 Maji, Dita Përkujtimore e Ataturkut dhe Festa e Rinisë dhe Sportit

Një koncert u organizua në Prizren nga Kryesia e Delegacionit Përfaqësues Turk në kuadër të KFOR-it

Eren Beksaç   | 20.05.2022
Kosovë, shënohet 19 Maji, Dita Përkujtimore e Ataturkut dhe Festa e Rinisë dhe Sportit

Prizren

Nën organizimin e Kryesisë së Delegacionit Përfaqësues Turk në kuadër të KFOR-it, në qytetin e Prizrenit është mbajtur një koncert me rastin e 19 Majit, Ditës së Përkujtimit të Ataturkut dhe Festës së Rinisë dhe Sportit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në koncertin e organizuar në sheshin historik të Shatërvanit, morën pjesë ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar, ministri i Zhvillimit Rajonal i Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, dhe shumë qytetarë.

Duke folur për AA, ambasadori Sakar shprehu mirënjohjen e tij për institucionet që mundësuan që festimet e 19 Majit të realizoheshin me kaq entuziazëm në Kosovë.

Duke theksuar se festimet nisën me një festival të mbajtur në kazermën Sulltan Murat, ku ndodhet Kryesia e Delegacionit Përfaqësues Turk, Sakar tha: “Duke bashkuar të rinjtë turq nga e gjithë Kosova, ata sollën gëzimin e 19 Majit si për komunitetin turk, ashtu edhe për vëllezërit tanë në Kosovë”.

Koncerti, në të cilin u ngjitën në skenë artistët turq kosovarë Tolga Kazaz dhe Sezgin Curi, zgjati rreth dy orë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın