BALLKANI

Kosovë, Qeveria miraton shtesa për skemën sociale dhe pensionale

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin nga i cili do të përfitojnë pagesa shtesë në vlerë prej 100 eurove përfituesit e skemave pensionale për muajin nëntor

Agim Sulaj   | 27.10.2021
Kosovë, Qeveria miraton shtesa për skemën sociale dhe pensionale Foto: Qeveria e Kosovës / AA

Prishtinë

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin nga i cili do të përfitojnë pagesa shtesë në vlerë prej 100 eurove përfituesit e skemave pensionale për muajin nëntor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendimi i propozuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është bërë në kuadër të zbatimit të masës 3.2 – “Mbështetja për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale të Pakos së Ringjalljes Ekonomike”.

Po kështu nga vendimi do të përfitojnë edhe përfituesit e skemave sociale nё muajt nёntor dhe dhjetor, të cilët do tё marrin dyfishin e pagesës sё rregullt dhe shtesёs aktuale.

Gjatё fjalёs sё tij nё mbledhjen e Qeverisё, ministri i Financave, Hekuran Murati theksoi se pёrmes kёtij vendimi mundësohet mbështetja e kategorive mё tё cёnueshme tё shoqёrisё kosovare.

“Me këtë vendim, synohet mbështetja e kategorive më të cenueshme, pra do të ndajmë 100 euro shtesë për skema pensionale që paguan shteti për deri sa pensioni nuk e kalon shumën prej 500 eurove”, ka thënë Murati.

Kjo masё pёr nga vëllimi i familjeve qё prek ёshtё mё e madhja qё ёshtё miratuar ndonjёherё nё Qeveri, me afërsisht 330 mijё familje qё do tё përfitojnë mbështetje financiare. Sipas Qeverisë, njё politikё e tillë prek shumё familje dhe ka njё ndikimin tejet tё madh nё buxhetin familjar.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın