Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, një viktimë dhe 70 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 70 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 108.273

Agim Sulaj   | 30.07.2021
Kosovë, një viktimë dhe 70 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit një person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.266, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 70 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 108.273.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 2.941 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar 729.646 mostra.

Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 8 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 105.641, ndërkohë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 366.

Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 12.832 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 413.078 doza të vaksinës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın