Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, një viktimë dhe 3 të raste të reja me COVID-19

Numri i viktimave si pasojë e COVID-19 është rritur në 2.985 ndërsa numri i rasteve në 161.135

Agim Sulaj   | 05.12.2021
Kosovë, një viktimë dhe 3 të raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit një person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.985, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 3 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.135.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.748 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.322.731 teste.

Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 4 persona. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.828.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın