BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, një viktimë dhe 19 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 19 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.176

Agim Sulaj   | 09.12.2021
Kosovë, një viktimë dhe 19 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 1 person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.986, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 19 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.176.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 2.236 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.331.546 teste.

Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 6 raste të shëruar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.859, ndërsa numri i rasteve aktive është 331.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 2.999 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.636.378 doza të vaksinës. Deri më sot 769.967 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın