Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 92 të infektuar të ri me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se së fundmi nuk është regjistruar asnjë vdekje nga koronavirusi, me çka numri i viktimave mbetet në 2.266

Zylfije Adem Jakupi   | 31.07.2021
Kosovë, 92 të infektuar të ri me COVID-19

Prishtinë

Kosova ka njoftuar se brenda ditës së fundit nga 3.788 teste të dyshuara për koronavirusin e ri (COVID-19) gjithsej 92 raste kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se së fundmi nuk është regjistruar asnjë vdekje nga koronavirusi, me çka numri i viktimave mbetet në 2.266.

Gjatë ditës së fundit 16 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 105.657 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi. Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend aktualisht është 442.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 733.434 teste të dyshuara për COVID-19, nga të cilat 108.365 kanë rezultuar pozitiv.

Në 24 orët e fundit, në mbarë territorin e Kosovës janë dhënë 15.221 doza të vaksinës kundër pandemisë COVID-19. Deri më sot, 146.215 qytetarë kanë marrë të dy dozat e nevojshme të vaksinës kundër koronavirusit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın