BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 771 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 771 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 166.134

Agim Sulaj   | 16.01.2022
Kosovë, 771 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se asnjë person i infektuar me koronavirus nuk ka vdekur, derisa numri i viktimave nga ky virus mbetet 2.994, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 771 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 166.134.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 6.553 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.475.205 teste.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 119 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 158.651, ndërsa numri i rasteve aktive është 4.489.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 3.064 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.716.223 doza të vaksinës. Deri më sot 796.031 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın