Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 7 viktima dhe 173 raste të reja me COVID-19

Numri i viktimave si pasojë e COVID-19 është rritur në 2.912 ndërsa numri i rasteve në 159.328

Agim Sulaj   | 21.09.2021
Kosovë, 7 viktima dhe 173 raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 7 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.912, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 173 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 159.328.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 5.095 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.164.636 teste.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 1.434 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 148.781 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 7.635.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 17.643 doza të vaksinës ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.193.786 doza të vaksinës. Deri më sot 453.760 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın