Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 6 viktima dhe 48 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 48 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 159.155

Agim Sulaj   | 20.09.2021
Kosovë, 6 viktima dhe 48 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 6 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.905, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 48 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 159.155.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 2.319 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.159.541 teste.

Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 903 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 147.347 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 8.903.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 9.146 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.176.154 doza të vaksinës. Deri më sot 441.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın