BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 5 viktima dhe 77 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 77 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 159.870

Agim Sulaj   | 26.09.2021
Kosovë, 5 viktima dhe 77 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 5 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.936, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 77 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 159.870.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 4.322 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.186.528 teste.

Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 696 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 152.758, ndërkohë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 4.176.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 16.481 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.274.156 doza të vaksinës. Deri më sot, 503.498 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın