Kosovë, 4.397 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 4.397 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 190.793

Prishtinë
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se asnjë person i infektuar me koronavirus nuk ka vdekur, derisa numri i viktimave nga ky virus mbetet 3.002, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 4.397 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 190.793.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 16.307 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.576.540 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 607 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 162.333, ndërsa numri i rasteve aktive është 25.458.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 5.459 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.759.797 doza të vaksinës. Deri më sot 832.020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.