BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 4 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 4 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.139

Agim Sulaj   | 06.12.2021
Kosovë, 4 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të mbetet në 2.985, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 4 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.139.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.817 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.324.548 teste.

Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 8 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.836, ndërsa numri i rasteve aktive është 318.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın