BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 17 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 17 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.066

Agim Sulaj   | 26.11.2021
Kosovë, 17 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të mbetet në 2.983, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 17 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.066.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.263 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë bërë 1.309.968 teste.

Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 5 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.748 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 335.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1.349 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.612.311 doza të vaksinës. Deri më sot 759.901 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın