Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 12 raste të reja me COVID-19

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 12 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 228.321

Agim Sulaj   | 24.05.2022
Kosovë, 12 raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave mbetet 3.139, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 12 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 228.321.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 477 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.837.586 teste.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 21 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 225.034, ndërsa numri i rasteve aktive është 148.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 128 doza të vaksinës ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.610 doza të vaksinës. Deri më sot 822.891 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın