BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 10 viktima dhe 173 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 173 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 159.107

Agim Sulaj   | 19.09.2021
Kosovë, 10 viktima dhe 173 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 10 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.899, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 173 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 159.107.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 5.798 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.157.222 teste.

Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 2.261 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 146.444 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 9.764.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 19.193 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.167.006 doza të vaksinës. Deri më sot 439.723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın