Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 10 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18-vjeç

Agim Sulaj   | 08.12.2021
Kosovë, 10 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të mbetet në 2.985, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 10 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.157.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 2.288 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.329.310 teste.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 5 persona. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.853 ndërsa numri i rasteve aktive është 319.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 3.236 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.633.364 doza të vaksinës. Deri më sot 768.814 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Gjithashtu, sa i përket procesit të vaksinimit, Komiteti për imunizim të popullatës me vaksinën kundër COVID-19 në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë ka vendosur që duke filluar nga 9 dhjetori të fillohet me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në popullate.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë (MSH), vendimi është marrë në funksion të zbatimit të Planit të përditësuar për vaksinimin në masë të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19.

MSH ka bërë të ditur se dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18-vjeç sipas intervaleve kohore për dozat e lartë cekura, për të cilat do të njoftohen me mesazhe në telefon, e-mail apo njoftime publike.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın