Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 1 viktimë dhe 22 raste të reja me COVID-19

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 22 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka arritur në gjithsej 160.680

Agim Sulaj   | 27.10.2021
Kosovë, 1 viktimë dhe 22 raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit një person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) ka vdekur, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 2.976, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 22 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka arritur në gjithsej 160.680.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë kryer 2.095 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 1.262.433 teste.

Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat njoftojnë për 20 pacientë të tjerë të shëruar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 157.276, ndërkohë numri i rasteve aktive është 428.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 6.239 doza të vaksinës, ndërsa nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.549.215 doza të vaksinës, prej të cilëve 712.793 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın