BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, shkon në 71 numri i të infektuarve me koronavirus

Siç bën të ditur IKSHPK, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar 34 mostra të marra të rasteve të hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga terreni, ndërsa nga këto mostra, 8 kanë rezultuar pozitive

Agim Sulaj   | 25.03.2020
Kosovë, shkon në 71 numri i të infektuarve me koronavirus

Prishtinë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka bërë të ditur se janë diagnostikuar edhe 8 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 71, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç bën të ditur IKSHPK në një njoftim për media, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar 34 mostra të marra të rasteve të hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga terreni, ndërsa nga këto mostra, 8 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti prej të cilëve 4 raste janë me vendbanim në fshatin Domanek- Malishevë, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri”, njofton IKSHPK.

Nga data 8 mars, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 766 mostra të dyshimta në virusin dhe prej tyre, gjithsej 71 kanë rezultuar pozitive, me një një rast të vdekjes së një të moshuari 82-vjeçar.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve, duke iu obliguar vetëizolimi dhe që të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptoma.

Të martën në mëngjes, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të ri për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, vendim i cili parasheh “ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private, nga 24 mars 2020, gjatë orës 10:00 – 16:00 dhe prej orës 20:00 – 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë), dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga sektorët: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore)”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın