BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, rritet në 79 numri i të infektuarve me koronavirus, shërohet një pacient

Megjithëse edhe 8 persona janë diagnostikuar të enjten me koronavirus në Kosovë, është shëruar për herë të parë një pacient i infektuar

Agim Sulaj   | 26.03.2020
Kosovë, rritet në 79 numri i të infektuarve me koronavirus, shërohet një pacient

Prishtinë

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, ka bërë të ditur se edhe 8 persona janë diagnostikuar me koronavirusin e ri (COVID-19) në Kosovë të enjten pasdite, me çka numri i përgjithshëm i rasteve me virusin në vend ka shkuar në 79, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në rrjetet sociale, Vitia tha se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 89 persona, nga të cilët 8 kanë rezultuar pozitiv.

“Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës. Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë”, ka shkruar Vitia.

Ministri Vitia tha se pacienti ka dalë negativ pas testimit të dytë për koronavirus, gjë që “sipas rekomandimeve të OBSH-së, kur kemi dy mostra negative të një personi me një ditë distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın