BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, rritet në 51 numri i të vdekurve nga COVID-19

79 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus në Kosovë, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve deri më tani ka shkuar në 2.878

Agim Sulaj   | 30.06.2020
Kosovë, rritet në 51 numri i të vdekurve nga COVID-19 Foto: AA/Arhivë

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se kanë humbur jetën dy persona të diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19), duke çuar në 51 numrin e të vdekurve në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), edhe 79 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve deri më tani ka shkuar në 2.878.

Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës, nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 210 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt e këtij viti deri më tani janë testuar gjithsej 23.780 mostra.

Të dhënat bëjnë të ditur se numri i pacientëve të shëruar sot është 71, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre është 1.577.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın